IKSHPK

ISHPK: Në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona dhe janë shënuar 158 të infektuar me virus

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona  dhe janë shënuar 158 raste të reja me virus.  Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institut me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 12.000 nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin  dhe 438 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …