Ismail Kurteshi: Pacolli është dashur të dorëhiqej nga posti pasi ka dështuar në sjelljen e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës

Ismajl Kurteshi thotë se orët e humbura gjatë grevës trejavëshe të mësimdhënsëve duhet të zëvendësohen

Deputeti i Vetëvendosjes njëkohësisht kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se nxënësit kanë mbetur pengë të mosmarrëveshjeve në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Sipas tij, këto mosmarrëveshje në mes të këtyre dy palëve janë më tepër çështje inatesh. Kurteshi ka thënë se orët e humbura gjatë grevës trejavëshe duhet të zëvendësohen. Ai ka vlerësuar se në aspektin ligjor sindikata ka të drejtë por, për hir të nxënësve, duhet të pranojë që t’i zëvendësojë orët.  Për këtë gjendje të krijuar Kurteshi ka thënë se fajin kryesor e kanë qeveria dhe Ministria e Arsimit madje, sipas tij, do të duhej të jepnin dorëheqje ministri dhe kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …