Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ismaili: Qytetarët e Kosovës do të mund të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës

Shumë shpejt, qytetarët e Kosovës do të mund të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës. Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet e mundur pasi që ministria që ai drejton e ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave. Me këtë rast, ai ka pasur një takim me Autoritetin e Konkurrencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës ku ka folur për ndikimin që do ta ketë ky dokument për jetën e qytetarëve. Më tej, ai ka thënë se ky dokument do të hapë një faqe të re për shëndetësinë kosovare dhe do të mbrojë shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …