Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Ismet Kryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon 882 milionë euro nga BE-ja

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka deklaruar se mosfunksionimi i Kuvendit tash e katër muaj ka sjellë pasoja të rënda për vendin. Ai theksoi se 882 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian janë bllokuar, për shkak se marrëveshja ndërkombëtare nuk mund të ratifikohet pa një Kuvend funksional. “882 milionë euro të bllokuara për shkak të një Kuvendi që nuk po bëhet. Dëm i interesave të ngushta partiake”, shkroi Kryeziu. Nesër bëhen katër muaj dhe afro 50 seanca të dështuara që nga nisja e përpjekjeve për konstituim të Kuvendit. Perspektiva mbetet e paqartë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …