Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka reaguar ndaj pakënaqësive të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike, duke thënë se ato janë dukshëm më të shtrenjta krahasuar me vitin e kaluar. “Qytetarët me të drejtë po shprehin pakënaqësi, sepse çmimi i energjisë është bërë i papërballueshëm për shumë familje,” tha Mulaj. Ai theksoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është modeli i padrejtë i çmimit të energjisë, ku “KEK-u e prodhon energjinë me kosto të ulët, por e shet lirë te KEDS-i, ndërsa qytetarët e blejnë shumë më shtrenjtë”. Sipas tij, kjo diferencë e pakuptimtë krijon barrë të rëndë për konsumatorët. Mulaj kërkoi ndërhyrje urgjente të institucioneve kompetente për të zbutur situatën dhe për të rishikuar politikat e çmimit të energjisë. “Duhet transparencë nga KEDS dhe ZRrE për mënyrën e llogaritjes së faturave dhe të sigurohet që qytetarët të mos paguajnë më shumë sesa konsumojnë realisht”, tha ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
