5 Janari i vitit 1941, shënon ditëlindjen e Nënë Qamiles, Nënes së Heroit të Kombit, Sekretarit Organizativ të Sekretariatit të Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të madhit të përjetshëm e të pavdekshëm Afrim Zhitia!
Nëna Qamile e Udhëheqësit dhe Sekretarit Organizativ të Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Heroit të Kombit Afrim Zhitia, sot më 5 Janar 2026, i mbushi 84 vite!
Nana Qamile Rimanishta – Zhitia, është njëra prej Nënave që ka kryer një nga lindjet më të mëdha të kombit shqiptar!
Lokemadhja heroike shqiptare, Nëna Qamile, është pjestare e një familje atdhetare, është e bija e patriotit të madh e të njohur të Krahinës së Llapit Hakif Rexha nga Rimanishta, i cili u pushkatua nga hordhitë çetnike gjakpirëse e kriminale pushtuese serbe, të veshura me uniforma nacional çlirimtare të brigadave jugosllave partizane!
Nëna Qamile, si asnjë Nënë tjetër, është nga ato Nëna të rralla që në veshje solemne, ia ka qëndisur shqiponjën në gjoks djalit të saj, Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
Nëna Qamile, thuaja se është Nëna e vetme të cilës pas antarsimit në Organizatën Atdhetare për Çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, djali i Saj, Heroi i Kombit Afrim Zhitia, shkon në shtëpi dhe i raporton dhe njofton, për fillimin e angazhimit konkret aktiv kombëtar!
Nëna Qamile bën pjesë në reshtin e artë të Nënave të mëdha të Kombit!
Nëna Qamile në kolonën e Nënave të mëdha të Heronjëve të Kombit, kolonë që në ballë të saj e ka Nënë Vojsavën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, është Nënë legjendare, sepse ia ka lindur njërin prej Udhëheqësve më të mëdhenj, Heroin e Kombit Afrim Zhitinë!
I nderuar jam të ia uroj nga zemra ditëlindjen, me urimin, urime
vite të plota, Nënë Qamiles, kësaj heroine të gjallë, e cila me lindjen e Afrim Zhitisë, popullit shqiptar ia dha njërin prej shqiptarve më legjendar që e njeh dhe e pranon historia e luftës për liri e pavarsi të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Gëzuar
Nëna Qamile!
Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Janar 2026!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
