KU JETON Ali Ahmeti
Kjo pyetje nuk është thjesht kureshtje!
Është një pyetje që prek filozofinë e udhëheqjes, moralin politik dhe raportin e liderit me vendin dhe popullin e vet!
Ku jeton Ali Ahmeti?
Në një kohë kur shumë udhëheqës, sapo ngjiten në majat e pushtetit, ndërrojnë adresën, lagjen, qytetin, madje edhe mënyrën e jetës, kjo pyetje, KU JETON Ali Ahmeti, merr kuptim më të thellë!
Shumë figura historike, sapo ulen në fronin e pushtetit, largohen nga vendlindja, kurse Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti jo!
Shkojnë në kryeqytete, në vila të mëdha, në rezidenca luksoze!
Është i njohur fakti dhe praktika se pushteti shpesh shoqërohet me shkëputje nga rrënja!
Por jo në këtë rastin Liderit të Kombit Ali Ahmeti!
Udhëheqësi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, jeton në vendlindjen e tij, në Zajas të Kërçovës!
Ai jeton aty ku ka lindur!
Jeton aty ku kanë jetuar stërgjyshërit, gjyshi, prindërit e tij!
Aty ku historia familjare është e gdhendur në gurë, në oborr, në prag të shtëpisë!
Legjendari Ali Ahmeti, në jetën e tij ka kaluar shumë etapa:
student në Prishtinë,
drejtues studentor i demonstratave te vitit 1981,
i burgosur pas demonstratave të vitit 1981,
mërgimtar politik në Lucern të Zvicrës,
themelues dhe emertues i UÇK-së më 17 Nëntor 1994,
Komandant e Përfaqësues Politik dhe Udhëheqës gjatë luftës së armatisur të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut!
Por në fund, pas gjithë këtyre stuhive historike, biri besnik i truallit të të parëve, u kthye te Nëna në Zajaz!
Çdo ditë ai udhëton mbi 130 kilometra në relacionin Zajaz–Tetovë–Shkup dhe anasjelltas!
Politika e madhe për të nuk bëhet nga vilat shumëkatëshe, as nga salltaneti i tepruar, por nga një shtëpi tradicionale shqiptare në fshat!
Është një fakt domethënës:
Ali Ahmeti nuk posedon patentë shoferi!
Ai nuk ka zgjedhur të drejtojë automjetin!
Ka zgjedhur të drejtojë një proces historik!
Ai ka dhënë provimin e luftës për liri!
Ka kaluar provimin e sakrificës!
Ka marrë mbi vete përgjegjësinë e drejtimit politik të shqiptarëve në nivel nacional në pērgjithësi dhe në Maqedoninë e Veriut në vëçanti, dhe atë në një nga periudhat më të ndjeshme të historisë së tyre moderne!
Jeta e Tij në vendlindje nuk është rastësi!
Është qëndrim i pathyeshëm!
Është mesazh për ata që pushtetin e shohin si trampolinë pasurimi!
Me jetën e Tij në fshat, Ali Ahmeti sjell dëshmi se mund të jesh në majat e politikës dhe të mos e braktisësh pragun e shtëpisë ku ke lindur!
Simbolika më e rëndë dhe më tronditëse e jetës së Ali Ahmetit në fshat, qëndron tek bunari pranë shtëpisë aty ku, sipas rrëfimeve dhe fakteve historike, pushtuesit serb kishin vrarë dhe hedhur mbi 60 burra të afërm të fisit të tij!
Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje ai kalon pranë atij vendi, që ia kujton të kaluarën dhe është betim për të vazhduar angazhimet kombëtare për të ardhmen!
Ky fakt i jep dimension tjetër seriozitetit të jetës së tij politike!
Sepse ai nuk jeton larg kujtesës!
Ai jeton mbi të!
Në një kohë kur politika shpesh identifikohet me luks, rehati dhe distancë nga populli, rasti i Ali Ahmetit paraqet model tjetër, dhe ai është: liderin që jeton mes njerëzve të tij, në lagjen e tij, në truallin e tij!
Ai fle në tokën e të parëve!
Ai e nis ditën nga oborri ku ka hedhur hapat e parë!
Kjo është një filozofi tipike shqiptare skenderbegiane e udhëheqjes, sepse është i njohur fakti se guri i rëndë peshon në vend të vet!
Dhe ndoshta kjo është përgjigjja më e thjeshtë, por më e fuqishme, për pyetjen fillestare: se ku jeton Ali Ahmeti?
Ai jeton në Zajaz!
Jeton në vendlindje!
Jeton mes popullit të tij!
Dhe nga aty drejton, drejton popullin, Kombin dhe drejton Partinë BDI, është në shërbim të Atdheut 24/7!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Shkurt 2026!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
