Isuf Bytyçi: Diaspora shqiptare sa më afër atdheut

Isuf Bytyçi: Diaspora shqiptare sa më afër atdheut

 QBD, është një urë-lidhëse në mes të diasporës dhe institucioneve shtetërore me të tria vendet tona dhe do ta përcjellë zërin e mërgimtarëve në atdhe e anasjelltas dhe, se do të mbetet përherë e hapur, që ta dëgjojë zërin e mësueseve dhe tua përcjellë tek institucionet tona shtetërore e kombëtare.

Më rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit edhe 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, KKAD, organizoi më 6 Mars, një takim virtual me anë të Zoomit, nën udhëheqjen e kryetarit Dr. Vaxhid Sejdiu, organizimin z. Mustafë Krasniqit edhe znj. Mira Shehut moderatore.

Përveç përfaqësueseve të KKAD-së, morën pjesë edhe përfaqësues institucionesh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e arsimit e Shqipërisë znj. Evis Kushi, zëvendës ministri i arsimit i Kosovës z. Dukagjin Pupovci, Ministri pa portofol – për Diasporën i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Xhemail Çupi dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporë znj. Mimoza Hysa.

Takimin e hapi Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili i përshëndeti  pjesëmarrësit dhe ua uroi 7 Marsin – Ditën e mësuesit dhe 8 Marsin – Ditën ndërkombëtare të gruas, ai edhe të gjithë tjerët. Vazhduan me radhë, me fjalën përshëndetëse, të gjithë përfaqësuesit e të tria shteteve dhe përfaqësuesit e KKAD-së e të QBD, që aty u përshkrua një rezyme e veprimtarisë së KKAD-së, përpjekjet dhe sfidat që i ka mësimi plotësues në diasporë.

Znj. Mimoza Hysa, në fjalën e sajë, përveç tjerash tha se QBD, është një urëlidhëse në mes të diasporës dhe institucioneve shtetërore me të tria vendet tona dhe do ta përcjellë zërin e mërgimtarëve në atdhe dhe anasjelltas dhe, se do të mbetet përherë e hapur, që ta dëgjojë zërin e mësueseve dhe ta përcjellë tek institucionet tona shtetërore e kombëtare.

Po ashtu, në këtë takim morën pjesë edhe shumë mësues e mësuese dhe patën rastin t’i shpalosin brengat dhe kërkesat e tyre, që i kanë.

 Pothuaj se të gjitha shqetësimet e mësuesve, kemi arritur t’i adresojmë në institucionet tona, tha z. Sejdiu! Kemi forcë, kemi nxënës, kemi mësues dhe kemi aktivistë, prandaj duhet dhe do ta bëjmë! Unë dua të bëj, unë dua të jem pjesë e një programi kombëtar dhe  do të bëhem urëlidhëse e rrjetit në dobi të shkollave shqipe, shtoi Dr. Vaxhid sejdiu.

Kurse znj. Evis Kushi, foli në lidhje me punën e mësuesve dhe dashurinë e ruajtjen e gjuhës shqipe, nga fëmijët dhe mësuesit shqiptarë në diasporë. Ju jeni ambasadorët e vendit tonë, tha ajo!  Jo vetëm që tregoni vlera kombëtare, por edhe i ruani ato, ishin fjalët e saj. Që më në fund i përshëndeti të gjithë aktivistët, duke ua dhënë kurajo e shpresë, për ditë më të mira.

Ndërsa z. Dukagjin Pupovci, në fjalën e tij, e përshëndeti grupin dhe e bëri një përshkrim që nga hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë dhe sakrificat e mësuesëve me gjenerata. Ai na kujtoi se sidomos ne në Kosovë, deri në këto  vitet e fundit, herë pas here ishte shkolla shqipe në kushte tejet të vështira e sidomos, mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, nuk është aspak i lehtë, por ne do të jemi pranë jush dhe do të ju mbështesim me të gjitha mundësitë që i kemi.

Ndërsa Dr. Xhemail Çupi, tha se unë e përshëndes këtë iniciativë të Dr. Vaxhid Sejdiut dhe e shoh kontributin, jo vetëm si qendër e rëndësishme kulturore por kjo ka edhe karakter patriotik, që të tri shtetet i përshëndeti dhe uroi për një bashkëpunim dhe përkrahje sa më përfshirëse të diasporës shqiptare! Ai i përshëndeti gjithë ata, që janë të përfshirë në mësimin plotësues në diasporë me vetëkontribut që janë duke e bërë. Ai shtoi duke thënë se diaspora shqiptare i ka bërë apel edhe Maqedonisë së Veriut që të përfshihet në këtë projekt, në  përpilimin e librave dhe të një abetare të përbashkët. Kam një strategji nacionale për diasporën tha ai; 1. krijimi i një databazë të studentëve të shkolluar atje dhe të punësuar, 2. krijimi i paraleleve në gjuhën amtare dhe 3. për krijimin e kurseve online të gjuhës shqipe, në diasporë.

Znj. Mimoza Hysi foli edhe për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë dhe sakrificat, të cilat i bënë atëherë mërgimtarët shqiptarë. Unë e di, tha ajo se gjuha është në rrezik në diasporë, prandaj ne duhet të jemi edhe jemi në përkrahjen e juaj. Të dy shtetet shqipfolëse; Shqipëri e Kosovë, tani e kemi një platformë që do të jetë përkrahja me të gjitha mundësitë që i kemi dhe do ta afrojmë e do të bashkëpunojmë edhe me shtetin e Maqedonisë së Verit dhe është fat që e kemi ministrin e Diasporës atje, nga kombi ynë.

Kurse Prof. Dr. Znj. Adriana Bejko-Fishta, me komoditet e tha se askush tjetër nga politika nuk mori vendim e organizim për ta ruajtur gjuhën shqipe në diasporë, pos mësuesit, janë ata që me mund i hyjnë kësaj pune dhe janë duke konsoliduar këtë mision kaq të shenjtë. Përveç tjerash, ajo i përshëndeti Këshillin Koordinues të Diasporës, që bëri organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj pune kaq të mrekullueshme. Aty patën rastin të dalin e ta marrin fjalën edhe shumë mësuese e aktivistë, që i shpalosën shqetësimet rreth mësimit dhe të ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë. Por, ajo që e bëri më të këndshëm këtë eveniment festues ishte zëri i ëmbël i nxënëses Ambra Bardhoci nga shkolla shqipe në Bavari-Gjermani, e cila recitoi poezinë kushtuar  “Mësueses sime të parë“, Kurse me Këngën „Moj Arbëri“, këndoi nxënësja e shkollës shqipe në Neunhof të Zvicrës, Melisa Selimi.

Programi u përmbyll me uratën e përzemërt, për të gjithë mësuesit, kudo që janë, gëzuar “7 Marsin – Ditën e Mësuesit”!

( video -https://youtu.be/kUw3FGThsOU)

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …