Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Qeveria E Kosovës po sillet vetëm si vëzhguese e krizave ekonomike, që kanë tronditur vendin tonë e më gjerë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka kërkuar kryeministrit,  Albin Kurti që të veprojë pasi vendi është duke u përballur me rritje të çmimeve të produkteve e të derivateve. Abdixhiku tha se shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra janë rekomanduar në Kosovë për përballimin e krizës.  “Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje,  si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë. Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18 për qind  në 10 për qind.  Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoi ë gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qytetarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”, tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …