Isuf Bytyçi: KKAD-ja përmes platformës ZOOM mbajti seminarin për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë me temën: Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit

Isuf Bytyçi: KKAD-ja përmes platformës ZOOM mbajti seminarin për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë me temën: Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit

Më 06 dhjetor 2025 nga ora 18:00 – 21:00  KKAD-ja e organizoi pjesën e parë të seminarit dyditor nëpërmjet sistemit virtual ZOOM, me temën Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e  mësimit“. Ndërsa pjesa e dytë e seminarit do të mbahet më datën 07 dhjetor 2025 nga ora 16:00 – 20:00 në platformën ZOOM.

Në takimin virtual, morën pjesë të gjithë anëtarët e KKAD-së: z. Mustafë Krasniqi, znj. Aurela Konduri, znj. Miradije Berishaj, znj. Mira Shehu, znj. Anita Duriçi, z. Dritan Mashi, znj. Teuta Tabaku, znj. Arta Emiri dhe z. Isuf Bytyçi, mësues në diasporë, përfaqësues nga QBD-ja dhe përfaqësues diplomatikë nga të dyja shtetet shqiptare, ajo e  Kosovës dhe e Shqipërisë.

Ky seminar ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit sa më të koordinuar  të organizatorëve të mësimit plotësues në diasporë me institucionet e të dyja shteteve tona Shqipëri e Kosovë e, sidomos me përfaqësuesit diplomatikë, me shoqatat e ndryshme, ndërmarrje shqiptare jashtë vendit e  natyrisht; me mësuesit, prindërit dhe nxënësit shqiptarë kudo që janë jashtë trojeve tona.

Aty u tha se gjendja e fëmijëve tanë në diasporë me njohjen e gjuhës, historisë dhe kulturës sonë kombëtare është ne një pozitë të mire, por duhet të organizohemi dhe bashkërendojmë, duke krijuar hallka bashkëpunimi në mes vete e pastaj edhe me organet ku jetojnë shqiptarët nëpër botë. Shkaqet janë të shumta, që është numri i nxënësve kaq i ultë në mësimin e gjuhës amtare në diasporë, që kryesore janë: mungesa e objekteve, koha e limituar, largësia dhe mungesa e kushteve për udhëtim deri në shkolla, vullnet i ulët i nxënësve dhe pagesa është kryesore, që me vështirësi organizohet në pjesën më të madhe të botës.

 Por, ne i kemi hyrë me një mendje kësaj veprimtarie vullnetare e kombëtare dhe do ta vazhdojmë procesin, sepse edhe aty u tha që kjo veprimtari jo vetëm se është e dobishme, por edhe detyrë morale, kombëtare e njerëzore për ne. Gjë që krejt vullnetare e pa kurrfarë pagese punojnë anëtarët e KKAD-së, që 5 vite. Përveç tjerash, aty u tha se pa angazhimin e dy shteteve tona, me vështirësi të mëdha do të ruhet mësimi plotësues në diasporë, për shkak se kualiteti do të jetë tejet i ultë për shkak të mësuesve me nivel të ultë apo të profesioneve tjera mësuesie e jo-gjuhëtarë dhe ka udhëheqës të shoqatave për mësimin plotësues të fushave të ndryshme profesionale dhe as vet nuk dinë të flasin e të shkruajnë në gjuhën standarde shqipe. Pra, ne duhet që të bashkëpunojmë e të mbajmë seminare me arsimtarët dhe në bazë të profesionit dhe të përgatitjes së vazhdueshme të bëhet edhe certifikimi i mësuesve.

Pas takimit, grupi i punës së KKAD-së qëndroi edhe disa minuta dhe e trajtuan organizimin dhe ecurinë e punës së seminarit, i morën detyrat për organizimin dhe udhëheqjen e pjesës së dytë të seminarit, që do të vazhdojë nesër, sidomos me organizatorët dhe ligjëruesit e seminarit dhe i përshëndetën  mysafirët.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Shatri: SKËNDERBE, MË I MADHI TI JE

Në atmosferën e festave të Nëntorit, për ju bashkatdhetarë të dashur, po ju risjellë 4 …