leoni

Isuf Ismaili: NË PËRVJETORIN E LINDJES SË HEROIT TË ATDHEUT ZAHIR PAJAZITI

Ai ka lindur më, 1 nëntor të vitit 1962, në fshatin Turuqicë të Besianës
Një poezi e më hershme, para shumë viteve, për Heroin Zahir Pajaziti
Lavdi të përjetshme!
Isuf Ismaili: Ti gjoksin furtunave ua ke vënë
Kur rrebeshet nxinin në Kosovë,
Kur bubullima dëgjohej anembanë,
Dhe tokës së bekuar i vinte rënd,
Ti gjoksin furtunave ua ke vënë.
Ti trim, llapjani e gallapjani,
Me sy e zemër skifteri,
Me mendjen gjithnjë kthjelltësi,
Për të shenjtën Nënë Shqipëri.
Djajve frymën ua zure,
Dhe bishave të egra serbe,
Se gjaku i heronjve të thërriste,
E të dukej toka nuk të mbante.
Po, gjaku i Micit të thërriste,
Naimi zemrën ta ushqente,
Me mijëra fjalë perëndie,
Të thanë se ky është dhe Shqipërie.
Të thanë o Hero Zahir Pajaziti,
Kosova është dheu i Shqipërisë
E ti gjakun në themelet e saj e ke,
Dëshmi për brezat që vijnë, për historinë.

Kontrolloni gjithashtu

U bë promovimi i librit të prof. dr. Luljeta Abdullahut

Në një atmosferë të ngrohtë, kulturore e mjaft emocionale, u bë promovimi i librit “ …