Katërshja e UÇK-së në Hagë ndjek sonte ndeshjen historike Kosovë–Turqi

Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndiqet edhe nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta kenë mundësinë të përjetojnë emocionet e kësaj përballjeje të rëndësishme përmes transmetimit televiziv nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen. Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Takimi nis në ora 20:45 dhe konsiderohet vendimtar për përfaqësuesen e Kosovës, pasi një fitore eventuale do të siguronte kualifikimin historik në Kampionatin Botëror 2026. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në stadium, ndërsa interesimi i madh për këtë përballje reflekton rëndësinë që ka për futbollin kosovar dhe për gjithë opinionin publik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …