Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, radio e nderit dhe lavdisë shqiptare

Isuf Ismaili: PËR ATA QË LUFTUAN HEROIKISHT

Asnjë fjalë të keqe mos e thoni,

Për ata që pushkën në sy e mbanin,

Që atdheu prangat e robërisë t’i hiqte,

Që populli diellin e lirisë ta shijonte.

 

Asnjë të keqe nuk duhet ta ndillni,

Se liria është ujitur me gjak heronjsh,

Se malet  në kokë do t’ ju shemben,

E toka nën këmbë do t’ju dridhet.

 

Për ju që pallën e keni zhveshur,

E trimëri në paqe na shisni,

O po kurrë të mos harroni,

Se nga toka-gjak mallkimin keni!

 

Ju që sot shani e përgojoni,

Ku ishit kur plumbat këndonin?

Pse me pushkën nuk kuvendonit?

Dhe flakën çlirimtare ta shtonit?

Kontrolloni gjithashtu

Poezi nga Xheni Krypi

Poezi nga Xheni Krypi

1. Më lër edhe pak Më lër të jetoj edhe pak, o rrugë e vdekjes, …