Isuf Ismaili: GJUHA SHQIPE, SHKRIMET E PARA DHE LIBRI I PARË

Isuf Ismaili: VOREA UJKO – Vargjet e poezisë “Hapma derën zonja mëmë”

Vorea Ujko është një poet, gjuhëtar, atdhedashës arbëresh të cilin malli për tokën e të parëve, për Arbërinë e etërve tanë të përbashkët e mbushi me emocione të fuqishme, deri në një vajtim të prekshëm që ia rrëmben zemrën secilit lexues, kur flaka e dashurisë njerëzore e atdhetare del si rrezet e arta diellore të mëngjesit. Në raste të tilla dalin vargjet më të mira nga shpirti i dëlirë dhe natyrshëm krijimtaria letrare është e përkryer edhe nga ana përmbajtjesore edhe nga ana artistike, siç është edhe krijimtaria letrare e Vorea Ujkos.
Vorea Ujko së bashku me shkrimtarët e veprimtarët arbëreshë i bëjnë lidhjet e natyrshme të dashurisë për atdheun, për Arbërinë- Shqipërinë, ndjenjë e gatuar në shekujt e historisë së popullit tonë Që kur e kam lexuar për herë të parë , si student, poezinë e tij “Hapa derën zonja mëmë” më ka dhënë emocione të fuqishme dhe natyrshëm kam lotuar, siç më rrodhën lotët edhe kur e recitova atë poezi, në atë kohë kur po e krijohej kjo video, të cilën po e postoj për kënaqësinë e miqve, të afërmeve dhe të gjithë atyre që e dëgjojnë.
https://www.facebook.com/100010983615930/videos/1236716657956339

Kontrolloni gjithashtu

Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin nuk ka asgjë të përbashkët me trimërinë, diplomacinë, vizionin e Skënderbeut

Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin nuk ka asgjë të përbashkët me trimërinë, diplomacinë, vizionin e Skënderbeut

-Skëndebeu simbolizon një  luftëtar të pathyeshëm, i armatosur me përkrenaren e tij të lavdishme me kalin …