leoni

Italia i hap dyert kinematografisë shqiptare të kohë së komunizmit

Italia i hap dyert kinematografisë shqiptare të kohës së komunizmit

Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”, është tema e Festivalit të kinemasë shqiptare, që u mbajt për 4 ditë radhazi, më 4-7 prill 2019, në qendrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë. “Albania si gira”, është edicioni i parë i këtij festivali që do të hedhë vështrimin mbi Italinë dhe italianët, përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist, si dhe në post-komunizëm. Festivali i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore “CulturaPro” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri, me Qendrën Kombëtare Arkivore të Kinematografisë dhe Institutin Italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore dhe Lindore, do të sjellë për publikun italian e atë shqiptar, filmat “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Bota kafe” etj. Nëse gjatë regjimit komunist italianët shfaqeshin si armiq, pushtues e përkrahës të politikës imperaliste, pas rënies së diktaturës, Italia është vendi i mundësive të mëdha dhe vendi më i afërt i takimit të shqiptarëve me Perëndimin. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Petro Nini Luarasi (1865 – 1911) pishtar dhe margaritar i shkollës, arsimit dhe gjuhës shqipe

Dilaver Goxhaj: “KU TA DINJA UNË SE AY “HAJDUTI” PASKISH QËNË IM ATË!”, tregon Skënder Luarasi

Rilindasi Petro Nini Luarasi ka lind më 22 prill të vitit 1865, (160 vite më …