Ivan Vejvoda: Presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Kosovën, lidhur me përdorimin e dinarit serb, është i justifikueshëm

Anëtari i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, Ivan Vejvoda,  ka deklaruar se për çështjen e përdorimit të dinarit serb, dy shtetet, Kosova dhe Serbia  duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Sipas tij, presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Kosovën është e justifikueshëm duke marrë parasysh se vendimi për ta ndaluar dinarin serb, ishte i autoriteteve të Kosovës. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Vejvoda lë të kuptohet se Prishtina zyrtare duhet të konsultohet dhe t’i marrë parasysh këshillat e partnerëve ndërkombëtarë. “Qeveria e Kosovës mund të marrë çfarëdo vendimi që do, por ajo nuk jeton në vakum, jeton në juglindje të Evropës, me partnerë të cilët duan që ajo t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s”, thotë Vejvoda.

Kontrolloni gjithashtu

Siguria e Kosovës nën hijen e spiunazhit: Heshtja institucionale thellon dyshimet

Rasti i arrestimit të një piloti kroat dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica …