Ariana M. Shoshi: E pafalshme është humbja që Albin Kurti ia bëri anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, për një dekadë

Duke folur lidhur me vendimin e Qeverisë-Kurti. për të ia dhënë 24 hektarë tokë, Manastirit të Deçanit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur  të pafalshme, humbjen, që  Kurti ia bëri Kosovës. Vazhdoj të mendoj që duhet të ketë moral  edhe në politikë, madje etikë  të lartë!  Andaj  mendoj se  është e  pafalshme   humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave,  dhe progresin drejt rrugës euroatlantike. Krejt kjo për kauza të rrejshme vetëm e vetëm për të ardhur  në pushtet, Në pushtet ke ardhur me propagandë, e gënjeshtra, por me veprime të tilla i ke shkaktuar popullit dëme shkatërruese, tha deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …