Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: Kosova, çdo fitore e sukses të saj në rrugën e çlirimit, pavarësisë e shtet-ndërtimit. e ka arritur me Amerikën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me takimin që tre kryetarët  e opozitës kanë pasur me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka theksuar se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës. “Nisur nga ky qëllim, në rezidencën e ambasadorit Hovenier, në Prishtinë  zhvilluam një darkë pune me emisarin,  Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tone. Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtet=ndërtimit e ka arritur me Amerikën prandaj, partneriteti ynë është i pa alternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, ka nënvizuar, Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …