Ivana Stradner: Liria e shprehjes në Serbi sikur në Bjellorusi, pushteti i Vuçiqit i interviston njerëzit edhe për postime në rrjete sociale

Ivana Stradner: Liria e shprehjes në Serbi sikur në Bjellorusi, pushteti i Vuçiqit i interviston njerëzit edhe për postime në rrjete sociale

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Ajo është shprehur e shqetësuar me gjendjen e lirisë së shprehjes në Beograd derisa ka thënë se po bëhet si në Bjellorusi. “Jam vërtet e shqetësuar për gjendjen e lirive në Serbi, e cila po kthehet ngadalë në Bjellorusinë e Lukashenkos. Çdo ditë njerëzit raportojnë se ftohen të flasin me policinë për postimet e tyre në mediat sociale”, ka shkruar ajo. Ajo ka thënë se kjo edhe pritet nga një politikan i cili mentor e kishte Millosheviqin./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …