Daçiq

Ivica Daçiq: Ka mundësi që në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të jetë edhe shkëmbimi i territoreve

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur për mundësinë që në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë edhe propozimi për shkëmbimin e territoreve. “Dyert për arritjen e një kompromisi janë hapur, një kompromis për të cilin SHBA-të nuk ishin të gatshme viteve të fundit, ngase ata gjithnjë mendonin që kjo çështje është e mbyllur. Tani ata janë të gatshëm ta përkrahin dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje. Kjo përkrahje, dhe gjithashtu edhe mbështetja e dhënë nga BE-ja, i jep një ndikim pozitiv këtij procesi”, ka thënë sot Daçiq. Tutje, duke folur për raportimet e fundit se në Uashington është folur edhe për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh, Daçiq tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar, por  askush sipas tij nuk ka vija të kuqe në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …