Teuta Haxhiu

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit nga viti shkollor 1991 1999 nuk përbën implikime buxhetore

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, nënkryetare e Komisionit për Arsim e ka quajtur vendim politik vonesën e kalimit të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. Haxhiu tha se arsyeja e vonesës po bëhet pikërisht për shkak se ka ardhur në kohën e kësaj qeverisjeje, sepse, sipas saj, ky Projektligj nuk përbën implikime buxhetore. Por, nga ministria e Financave thonë se me miratimin e këtij Projektligji për 20 vjet nga buxheti i shtetit harxhohen 500 milionë euro. “Një gjë e tillë po ndodhë fatkeqësisht për shkak të politikës. Kjo për shkak se dikujt po i konvenon vetëm pse ka ardhë ky ligj në këtë kohë dhe kjo është arsyeja. Por nëse kthehemi në retroaktivë 5 vite rresht të gjitha subjektet politike kemi kërkuar që ky ligj me ardhë. Unë konsideroj që më shumë është bërë politike sesa që në realitet i kushton ose ka kosto ky Ligj”, tha Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …