Daçiq

Ivica Daçiq: Ka mundësi që në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të jetë edhe shkëmbimi i territoreve

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur për mundësinë që në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë edhe propozimi për shkëmbimin e territoreve. “Dyert për arritjen e një kompromisi janë hapur, një kompromis për të cilin SHBA-të nuk ishin të gatshme viteve të fundit, ngase ata gjithnjë mendonin që kjo çështje është e mbyllur. Tani ata janë të gatshëm ta përkrahin dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje. Kjo përkrahje, dhe gjithashtu edhe mbështetja e dhënë nga BE-ja, i jep një ndikim pozitiv këtij procesi”, ka thënë sot Daçiq. Tutje, duke folur për raportimet e fundit se në Uashington është folur edhe për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh, Daçiq tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar, por  askush sipas tij nuk ka vija të kuqe në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Masakra e Srebrenicës

Propozimi final i Rezolutës për Srebrenicën iu ka dërguar kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis

Propozimi final i Rezolutës për Srebrenicën iu ka  dërguar kryetarit  të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të …