Ivica Daçiq

Ivica Daçiq, merr pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Evropës, pavarësisht se kishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Strasburg

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, merr pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Evropës, pavarësisht se kishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Strasburg për shkak të paralajmërimit se Kosova do të pranohet në këtë institucion. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë konfirmoi për agjencinë Beta se Daçiq do të marrë pjesë në seancë, e cila mbahet në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës. Në Strasburg, ministri Daçiq do të përpiqet të ndalojë procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai tha se dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, u njoftua se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës. Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Brukselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, deklaroi, Ivica  Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …