Ivica Daçiq thotë se Kosova e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur dikur

Ivica Daçiq thotë se Kosova e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur dikur

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka lavdëruar shefin e tij, Aleksandër Vuçiq, për paraqitjen që pati në Konferencën e Sigurisë në Munih. Sipas Daçiqit, Prishtina e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur dikur, duke përmendur këtu se ‘vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës’. Ai ka thënë se është e qartë që ‘Amerika nuk do të përzihet në atë se çka do të arrijnë Beogradi dhe Prishtina pas dialogut’. “Amerika nuk do të hyjë në mes të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me marrëveshjen, megjithëse ende ka diskutime në këtë çështje dhe ato kryesisht janë në aspektin se cili do të ishte kompromisi i pranueshëm nga të dyja palët”, ka thënë Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …