Ish-truproja i Sali Berishës ka rrëfyer ditët e fundit se në vitin 1992 kishte një skenar për vrasjen e Aleksandër Meksit. Sipas Izet Haxhisë, Berisha i kishte dhënë fjalën Bashkim Koplikut se do ta bënte kryeministër, por në votimin përballë Meksit në Këshillin Kombëtar, Kopliku humbi. Haxhia rrëfen se pavarësisht kësaj, Berisha i premtoi Koplikut se do të qëndronte si ministër i Brendshëm vetëm 6 muaj, për t’u bërë më pas kryeministër. Haxhia thotë se në mënyrë që të eliminohej Meksi, u planifikua rrëzimi i avionit të tij, por kryeministri i asaj kohe shpëtoi falë një piloti italian, i cili arriti të ulte avionin në pistën e Rinasit, të cilës qëllimisht iu hoq ndriçimi. Vetë ish-kryeministri Meksi e ka pohuar vërtetësinë e një skenari të tillë. Në një prononcim për gazetën “Dita” lidhur me këtë çështje, ai është shprehur se ngjarja është e vërtetë. “Më ka tronditur ky rrëfim i Izet Haxhisë. Ngjarja është e vërtetë. Kështu ka ndodhur. Por nuk i kam ditur dhe nuk jam interesuar asnjëherë për prapaskenat dhe rrethanat se si ka ndodhur. Nuk mund të flas më tepër për momentin”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Shqipëria drejt hapjes së Grup kapitullit 4 në negociatat me BE-në: Një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Shqipërisë drejt hapjes …