Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Të gjithë në pritje të verdiktit të komisionit ad hoc

Ekspertët ndërkombëtarë të komisionit ad hoc për demarkacionin, kanë përfunduar takimet me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të partive opozitare, me ekspertë të fushës si dhe me banorë lokal të brezit kufitar me Malin e Zi. Si Qeveria që pretendon se nuk është humbur asnjë metër katror e tokës së Kosovës nga Marrëveshja e 26 gushtit, ashtu edhe opozita që pretendon se janë falur me mijëra hektarë, tani janë në pritje të verdiktit përfundimtar të komisionit ndërkombëtar. Anëtarët e këtij komisioni tashmë kanë udhëtuar drejt Malit të Zi, ku do të dëgjojnë edhe versionin e Podgoricës zyrtare në lidhje me vijën kufitare. Ende nuk dihet se cilët do të jenë hapat e radhës të Qeverisë në rast se komisioni ad hoc konstaton se nga Marrëveshja për Demarkacionin ka pasur falje të tokës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …