Izraeli përballet me një nga krizat më të mëdha politike në historinë e vet

Izraeli përballet me një nga krizat më të mëdha politike në historinë e vet

Izraeli përballet me një nga krizat më të mëdha politike në historinë e vet, pasi ende nuk është arritur një koalicion qeveritar me shumicën e votave. Agjencia Anadolia,  ka raportuar  se pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në 17 shtator, në Izrael nuk u krijua një qeveri koalicioni dhe kjo e  detyroi parlamentin izraelit të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme për herë të tretë me radhë në më pak se një vit. Votimi në parlamentin izraelit miratoi dje vendimin për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në atë vend për 2 mars të vitit 2020. Në më pak se një vit, votuesit izraelitë do të zgjedhin një parlament. Sondazhet e fundit në vend bëjnë të ditur se edhe zgjedhjet e treta, gjatë një viti në vend  vështirë se pritet të jenë zgjidhja për krizën politike në të cilën ka rënë Izraeli. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …