Zjarrfikësit

Kryesia e Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës analizoi situatën e krijuar pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese

Kryesia e Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës analizoi situatën e krijuar pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese e cila e pezulloi ligjin e pagave deri ne muajin mars dhe shpreh shqetësimet qe ky anulim i ligjit reflektoi tek kjo kategori e te punësuarve (Zjarrfikësve) ku anulimi i ligjit drejtpërsëdrejti ndikoi dhe mohoi diçka pozitive qe për here te parë ndodhi te zjarrfikësit e Kosovës, ku ne ligj ishim te niveluar me Shërbimet tjera emergjente dhe sektorët e sigurisë. Zjarrfikësit me ligjin e vjetër te pagave  janë kategoria me koeficientin me te ulet qe marrin pagë nga buxheti  i shtetit ne gjithë vendin, koeficient 4.83 dhe 5.5, për ketë arsye kemi ngrit zërin dhe shqetësimet lidhur me ketë qeshje dhe format tjera te diskriminimit te paskrupullt qe i behën këtij shërbimi.

Dhe ne momentin kur zjarrfikësit priten  se paku do te ndërpriten pabarazitë dhe diskriminimet qe jujanë ber ne raport me kategoritë tjera, ndodhi ky vendim qe zjarrfikësit i goditi me se shumti dhe i diskriminoi dhe ktheu mbrapa me te njëjtët probleme dhe theu shpresën qe se paku ne një aspekt diçka u rregullua.

Zjarrfikësit e Kosovës nuk kanë problem vetëm me ligj te pagave, ketë e kemi pasqyruar gjendjen shume here, duke ngritur zërin dhe shprehur pakënaqësitë duke ju drejtua institucionve relevante te shtetit, duke kërkuar qe te zbatohen ligjet ne fuqi, te ndërpriten shkeljet e te drejtave te punëtorëve, te ndërpriten diskriminimet dhe denigrimet, kemi  organizuar edhe protesta para Qeverive te Kosovës, por fatkeqësisht te gjitha kërkesat mbeten ne sirtar te Qeverive dhe gjendja mbeti shumë e rend dhe konfuze, pa asnjë ndryshim te vetëm por vetëm duke u përkeqësuar gjendja.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …