Hahn

J. Hahn, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë kërkon krijimin e Jugosllavisë së Tretë si kusht për integrim në BE

Komisari  për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka deklaruar se Brukseli zyrtar është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, por vetëm pasi ato të jenë bërë një bllok. Pasi këto shtete të krijonin një lloj federate, anëtarësimi i tyre në BE do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në, ka saktësuar Johannes Hahn. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status. Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të”, tha Hahn, i cili fillimisht ka propozuar një union ekonomik të këtyre shteteve në kre me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …