Ushtria Çlirimtare e Kosovës

OVL e UÇK-së, në Lypjan, organizoi homazhe dhe një varg aktivitetesh në nderim të Festave të Nëntorit

OVL e UÇK-së, dega në Lypjan, në nderim  të festave të Nëntorit sot më 28 nëntor  organizoi një varg aktivitetesh. Në orën 9.00 u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të dëshmorëve, në Kleçkë. Pastaj u zbulua pllaka në shtëpinë  ku ka qenë Shtabi i Kompanisë së Parë të Batalionit të parë, Imer Alushani. Ndërkohë  u zbuluan pllakat në vendin ku ka vepruar Kompania e Katërt dhe në shtëpinë, ku ka qenë Spitali Ushtarak, nga ku edhe është nisur delegacioni i UÇK-së, për në Rambuje. Ndërkohë zbulohen edhe  pllakat në Kizherekë në kompaninë  e dytë dhe në Fushticë të Ulët për kompaninë e tretë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …