Gjinekologu, Jakup Ismajli: Në kohën e luftës vetëm në Grykën e Krojmirit janë kryer më shumë se 150 lindje të suksesshme

Jakup Ismajli: CILAT JANË SUKSESET E QEVERISË MICKOVSKI, NË FAVOR TË SHQIPTARËVE, Z. ARBEN FETAI?!

Duke dëgjuar disa thënje të zv kryeministrit të Maqedonis sëVeriut Arben Fetai në një televizion në Kosovë (TV Kanal10), mbeta i befasuar me disa shprehje të Arben Fetait të drejtuara kundër Ali Ahmetit!
Dhe për më tepër u shqetësova, për faktin se një zv. Kryeminister i një shteti tjetër, vjen në Kosovë, pra në njështet tjetër, ku në vend se të rrëfente për sukseset e qeverisëqë përfaqëson, ai me shumë kënaqësi mban ligjerata kundërAli Ahmetit, e për të cilën temë ishte shumë i disponuar që tëfliste deri në pa kufi.
Nuk dua këtu të luaj rolin e avokatit të askujt, pra as të Ali Ahmetit, sepse atë e mbron vetë puna dhe sjelljet e tij, në tërëperiudhën e veprimtarisë së tij politike. Por në këtë rast do tëdoja që shqetësimin tim ta parashtroja në formë të pyetjeve, disa nga të cilat brenda vetës kanë edhe përgjigje.
Ta quash Ali Ahmetin “antikosovar” dhe atë pikërisht në njëmedium të Kosovës, është të mundohesh ta shpërqëndroshqëllimisht vëmendjen e shqiptarëve në Maqedoni, duke u dhënë mesazh, që shqiptarët e Maqedonisë të mos merren me problemet e tyre jetike.
Për një moment, hipotetikisht edhe sikur të pajtoheshim me cilësimin e ashtuquajtur “antikosovarizëm” të Ali AHmetit, parashtrohet pyetja se çka e përmirëson kjo thënje dhepropagandë gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni?!
Çfarë të mirash u sjellë ky veprim i Arben Fetait shqiptarëvenë Maqedoni?
Opinionin për një njeri nuk mund të krijohet në bazë të asaj se çka tha filani apo fisteku për një përsonalitet të caktuar, porcilat kanë qenë veprimet praktike në shoqëri të atij njeriu përtë mirën e përgjithshme, apo edhe për të keqen e përgjithshme?!
Sikur të ishte ashtu siç pretendon Arben Fetai, atëherëlogjikisht shtrohet pyetja: si arriti Ali Ahmeti që kaq gjatë tëishte në pushtet?
Nuk po themi se ka bërë apo nuk ka bërë gabime Ali Ahmeti. Nuk po themi madje as ju që keni bërë dhe po bëni gabime. Por po ju pyesim miqësisht: a mund të na tregoni se cilat janësukseset e punës suaj dhe të qeverisë, pjesëtar i së cilës jeni, e që këto suksese shkojnë në të mirën e shqiptarëve nëMaqedoni?
Madje do të denjonim tu pyesnim edhe: cilat janë qëllimet e qeverisë ku ju jeni pjesëtar, për t’i prishur raportet me BE-në?
Dëgjuam rrëfime nga ju për punët e këqija të Gruesvskit, pornuk dëgjuam se cilat janë punët e mira të Mickovskit?
A mund të na i renditni punët e mira të tij ju lutem?
Jo vetëm për mua, por besoj edhe për shumë njerëz në Kosovëdhe jo vetëm për shqiptarët në Kosovë, por para së gjithashpër shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Arben Taravari fillimisht ishte me ju, dhe sa ishte me ju, kaqenë i mirë për ju dhe qeverinë, pjestar i së cilës jeni.
Apo jo?
Por Arben Taravari u tërhoq!
Përse u tërhoq Arben Taravari pra?
Sigurisht nga zhgenjimi i jashtëzakonshem që ka përjetuaredhe vet ai, duke qenë pjesë e kabinetit të qeverisë ku jeni ju, pra pjesë e qeverisë së Mickovskit.
Kur Taravari për ju thotë se jeni “një karrierist i sëmurë”, jumë shumë se me fjalë, përgjigjeni me zgërdhirje.
Prandaj z.Arben Fetai, zgërdhirja nuk është argument, apo jo?
Mund të jetë ves, por jo virtyt.
Mund të jetë cinizëm, por jo argument.
Dhe së fundi, edhe një pyetje jo më pak të rëndësishme nga sau tha më lartë.
A ka tendenca nga qeveria e Mickovskit, për ta rikthyergjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në periudhën e para vitit 2001?!
Disi ngjajshëm, sikur Millosheviqi që pati tendenca dhe irealizoi ato, përkohësisht, për heqjen e autonomisë së Kosovësmë 1989”?!
Historia tashmë flet, me emra dhe mbiemra, se kush ishinpërkrahësit e tendencave të Millosheviqit, kush ishin ngritësite gishtërinjëve dhe kush ishin rezistuesit ndaj hegjemonisëserbe me Millosheviqin në krye.
Hë, si thuani pra?
Ka tendenca të tilla në Maqedoninë e Veriut sot?!
Unë nuk e di, dhe do të dëshiroja që të mos kishte, por sikur të kishte, rrjedhimisht imponohet serish pyetja: në cilën anë do të jeni i rreshtuar z. Arben Fetai?
Kaq kësaj here! Mbetsh me shëndet!
Dr.Jakup Ismajli

Kontrolloni gjithashtu

Arbana Qeriqi: Në katër mujorin e shkuarjes në amshim të Babit

Katër muaj pa ty, babi. Katër muaj, pa mendimin tënd gjithmonë të kthjellët, pa praninë …