Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Propozimi i akademikut, Rexhep Qosja nuk është dëshirë por shqetësim

Është e vërtetë se propozimi i Akademik Rexhep Qosjes, nuk mund të pranohet e as të refuzohet a priori. Propozimi kërkon analiza më të thella e më përmbajtjesore. Pra, propozimi kërkon një analizë më të gjithanshme që duhet të bëhet nga studimi i disa fushave shoqërore e ekonomike. Natyrisht edhe duke i analizuar gjithanëshmërisht rrethanat gjeopolitike dhe ato të sigurisë në përgjithësi dhe në veçanti sigurinë kombëtare. Për ketë të fundit nuk jemi duke u kujdesur seriozisht e më përgjegjësi edhe pse në rrethanat e reja në nivel botëror, do të duhej ta shtronim me më shumë përgjegjësi e seriozitet sigurinë kombëtare.

Nuk ka asnjë dyshim, se kufijtë ishin e janë edhe çështja e Fuqive të Mëdha, që sot i themi çështje ndërkombëtare. Por sido që t’i quajmë, një është më se e sigurt, pa lëvizur kombet dhe pa bërë lëvizje shumë te guximshme e të fuqishme, nuk ka kufij të kombeve shtete. Kështu ishte më të gjitha kombet e Evropës Juglindore, kur u shkëputen nga Perandoria Osmane. Ketë se paku e kanë konfirmuar dy pavarësitë shqiptare, pa angazhimin e kombit tonë, nuk do të ndodhte as 28 Nëntori 1912 e as 17 Shkurti 2008. Këtu nuk mund të mohohen as mbështetjet e shteteve te fuqishme të kohëve përkatëse. Gjithashtu nuk ka asnjë dyshim se shumica e kufijve te shteteve kombe janë formuar edhe mbi bazën e dëshirave të kombeve, veçse dëshirat duhet të përcillen edhe me forcën reale të kombeve. Askund në Evropë, ku jetojmë edhe ne, kufijtë nuk janë bërë krejt paqësisht e as lehtë e lehtë! Shkurt, kufijtë askund në Botë nuk janë rezultat i dëshirave të kombeve dhe as rezultat i mirësive të të mëdhenjve, të atyre që ju japin legjitimitet kufijve të shteteve në shkallë botërore! Propozimi i Akademikut tonë, nuk është bërë duke pasur për bazë dëshirën e tij, por nga shqetësimi i tij. Unë besoj që dëshirat e tija do të prodhonin diçka tjetër, e kurrsesi propozimin për ndërrimin e kufijve nuk është ndonjë dëshirë E MADHE KOMBËTARE! Pra, propozimin duhet parë, si dëshirë për mbylljen e konfliktit që e kanë prodhuar bisedimet e Brukselit e veçanërisht kërkesa për formimin e Bashkësisë se Komunave serbe, që ka dalë nga ajo marrëveshje. Por, as marrëveshjet tjera të arritura atje (në Bruksel), nuk janë për ndonjë lavd?! Propozimin duhet parë, si kërkesë e vërejtje që mos të shkohet drejt degradimeve (humbjeve) të reja?! Që mos të shkohet tutje me paqartësi e pasiguri të reja! “Faji” i vetëm i Akademikut tonë është, pse ai ende nuk po e sheh që politika shqiptare, ka prioritete të tjera meskine dhe nuk e ka prioritet, sigurinë e zhvillimin në nivel kombëtar?!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …