Bisedimet Kosovë - Serbi

Konfirmohet pjesëmarrja e kryetarit Thaçi dhe kryeministri Mustafa në takimin e Brukselit

Në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, pas një pauze të gjatë,  delegacioni i i Kosovës do të përbëhet nga kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, ka thënë për mediet, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.  “Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me kryetarin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi. Të martën në mbrëmje, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Ndërkohë është  bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga kryetari serb, Tomisllav Nikoliq, dhe nga kryeministri Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …