Jakup Nura: Vetëvendosjes i konvenon situata aktuale, po e forcon Listën Serbe

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e kënaqur me situatën politike dhe se nuk ka bërë përpjekje për funksionalizimin e institucioneve. Nura tha se po të kishte vullnet të sinqertë, Vetëvendosje do t’u ishte përgjigjur thirrjeve të ndërkombëtarëve që më herët. Ai shtoi se PDK nuk do të bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese dhe kritikoi mungesën e mbështetjes për kandidatët jo nga Lista Serbe. Sipas tij, me mosangazhimin për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit, Vetëvendosje ka ndihmuar indirekt Listën Serbe, duke e forcuar pozitën e saj në zgjedhjet lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …