James Pettifer: Kosova duhet ta informojë botën më shumë për historinë e saj të lashtë

Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit dhe eksperti britanik për Ballkanin, James Pettifer, ka bërë thirrje që Kosova të promovojë më fuqishëm trashëgiminë e saj historike dhe arkeologjike, duke theksuar nevojën për më shumë informim ndërkombëtar rreth historisë së saj të lashtë. Pettifer këtë reagim e bëri përmes rrjeteve sociale, Lajm i mirë vërtet. Por Kosova duhet ta informojë botën shumë më tepër rreth historisë së saj të lashtë. Shumë pak libra apo edhe broshura të vlefshme janë të disponueshme në shumë vende të rëndësishme për momentin”, ka shkruar Pettifer.  “Thirrja e Pettiferit vjen në një kohë kur Kosova po intensifikon përpjekjet për të promovuar trashëgiminë kulturore si pjesë e identitetit të saj kombëtar dhe historik në skenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti uron besimtarët për Fitër Bajrami: Paqe, harmoni dhe begati për të gjithë

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke …