James Rubin: CIA kishte vite që mbante kontakte me Ramush Haradinajn

James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka zbuluar në dëshminë e tij në Hagë se agjencitë amerikane të zbulimit kanë pasur marrëdhënie të hershme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, veçanërisht me komandantin e zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajn. Rubin deklaroi se CIA kishte vite që mbante kontakte me Haradinajn dhe drejtues të tjerë të UÇK-së, duke i udhëzuar ata që të mos përfshiheshin në akte terroriste, krime lufte apo elementë të fundamentalizmit islamik. “Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin. Ai shtoi se për këto lidhje kishte mësuar personalisht gjatë vitit 1999, kur vizitoi Kosovën dhe u takua me shefin e CIA-s dhe punonjësit e saj në terren. “Mësova se marrëdhëniet e tyre me Haradinajn kishin nisur prej vitesh, të paktën që nga 1998-a”, theksoi ai. Rubin kujtoi gjithashtu se ambasadori amerikan Robert Gelbard kishte pasur takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të UÇK-së para se NATO të niste ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …