James Rubin do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

James Rubin, ish-diplomati amerikan dhe ish-asistent i Sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit Bill Clinton, ka konfirmuar se javën e ardhshme do të dëshmojë në Gjykatën Speciale në Hagë. “Jam në Evropë, sepse javën tjetër do të dëshmoj në Tribunalin Special për Krime Lufte në Kosovë. Dhe si një person që i kam ndihmuar Madeleine Albright në krijimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, ky jam unë duke u kthyer aty ku e nisa dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën tjetër”, tha Rubin në emisionin Ex Files me gazetaren amerikane Christiane Amanpour. Seanca e javës së ardhshme shënon fillimin e fazës së mbrojtjes, dhe Rubin pritet të jetë dëshmitari i parë që do të paraqitet në gjykatore. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi kanë thirrur dëshmitarë, ndërsa avokatët e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk e kanë bërë një veprim të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Pa SHBA-në nuk ka të ardhme për Kosovën, duhet bashkim kombëtar për ta rikthyer partneritetin strategjik

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën nga …