Jana Arsovska, bashkautorja e Dimal Bashës e cilësoi masakrën e Reçakut si “incident”

Një skandal i rëndë akademik ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Profesoresha Jana Arsovska, në parathënien e librit të saj “Decoding Albanian Organized Crime – Culture, Politics and Globalization”, – Dekodimi i Krimit të Organizuar Shqiptar – Kultura, Politika dhe Globalizimi” masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 e ka cilësuar si “incident”. Në këtë libër, Arsovska falënderon Dimal Bashën për kontributin e tij si asistent kërkimor, duke e përfshirë atë si bashkautor në hulumtime të mëparshme, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës lidhej me botën e krimit të organizuar dhe trafikun e drogës. Kjo paraqitje e Reçakut bie ndesh me raportet e Human Rights Watch, të OSBE-së dhe të Tribunalit të Hagës, të cilat e kanë dokumentuar qartë masakrën si krim të qëllimshëm të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë. Publikimi i librit dhe përfshirja e Bashës në këtë projekt kanë ngjallur reagime të ashpra, pasi konsiderohet një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike dhe për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …