Janez Jansha

Janez Jansha: Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë Rusinë, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha është cituar të ketë deklaruar se Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus,  Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore. Jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, do të ketë telashe në Ballkanin Perëndimor, pastaj shtetet baltike janë objektivi i radhës”, ka thënë ai, duke paralajmëruar për “efekt domino”. Jansha u ka bërë thirrje sllovenëve të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës të mërkurën  në Lubjanë. Duke e krahasuar Putinin me kryekriminelin e Ballkanit,  Sllobodan Millosheviq, ai ka thënë se ishte e mundur të priteshin  “të njëjtat hapa irracionalë,  kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit …