Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Asambleja Ndërkombëtare do të duhej ta përjashtonte Rusinë e Putinit nga Këshilli i Sigurimit!

Që në themelim nga treshja famoze Ruswelt, Churchil dhe Stalin, kur e themeluan Këshillin e Sigurimit me pesë anëtarët e përhershëm me të drejtën e Vetos kanë  Amerika, Anglia, Franca, ish-BRSS, tani Rusia  dhe Kina! Kjo mënyrë e vendim  marrjes, ka lënë shumë çështje te pa zgjidhura në botë!

Duke përdorur veton herë njëri herë tjetri!

Kina ka ma së Shumti Abstenime!

Rusia dhe Amerika më së shumti përdorim Vetoje!

Ky këshill është dashur të plotësohej së paku edhe me katër anëtarë, Gjermaninë, Indinë, Italinë dhe Kanadën!   Statuti  i këtij Këshilli te modifikohej, vendimet të merren me 2/3 që mos të bllokohen zgjidhjet në ket botë të trazuar!  Gabimi dhe më e keqja është që Federata Ruse e trashëgoj pozitën e SSR- it në të gjitha pozitat ndërkombëtare shumë padrejtësisht!

Kjo padrejtësi nuk ka guxuar të ndodh!   Kjo mund korrigjohet ne ketë rast kur Rusia pushton me luftë Ukrainen shkel një nga parimet bazë  kryesor duke e sulmuar  dhe shkatërruar një shtet sovran duke e rrezikuar  rendin dhe sigurinë botërore!   Putin kërcënon  duke deklaruar   se do të përdor ( dhe mund te i përdorë  edhe armët Bërthamore!

 Urgjent Asambleja Nderkombëtare do të duhej të mbante mbledhje te jashtëzakonshme, ta përjashtoj  Rusinë  e Putinit nga Këshilli i Sigurimit!   Duken të rastësishme këto gabime kanë ndodhur, mendoj kan pas prapavisë dhe interesat e atyre anëtarëve ekzistues!

Është momenti i duhur me  përjashtuar Putinin, pasi prishi sigurinë, per të cilin rol është Këshilli i Sigurimit!

Në ket rast nuk dua te barazoj  fajësinë, duke mos e gjykuar për Gjenocidin!

Kjo është dashur te detyrohej te ri kërkoj te behej antare e OKB-s! E jo me automatizem te i ketë te gjitha te drejtat që i ka pas Jugosllavia në te gjitha mekanizmat  ndërkombëtar!

Se Fundmi Vučič e ripërtriu lidhjen e te pa- inkuaduarve-!   Se kuptoj pse Shtetet demokratike perëndimore veçmas Europ nuk po vetëdijësohet me sjelljet dhe qëndrimet e Serbisë  gjithmonë pro Ruse!  Vëllazëri me Rusin dallaveren dhe përfitimet nga Europa!  Është koha e fundit te korigjohen gabimet dhe të  bie ne vend e drejta edhe për ne Shqiptaret që nder shekuj na u bën shumë pa drejtësi.!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …