Një kolonë me automjete ushtarake ruse e drejtuar për në Kiev të Ukrainës vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë

Një kolonë me automjete ushtarake ruse e drejtuar për në Kiev të Ukrainës vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë

Një kolonë me automjete ushtarake të Federatës Ruse  e drejtuar për në Kiev vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve, UNIAN të duke prezantuar edhe  imazhe satelitore. Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë. Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Pribirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit. Ndërkohë, porti jugor ukrainas i Mariupolit është përsëri nën kontrollin ukrainas, ka deklaruar sot në mëngjes shërbimi shtetëror i informacionit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …