Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka drejtuar kritika nga ministres sTregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë për të se nuk ka as fuqi as dijeni me nxjerr Kosovën prej situatës së rëndë në të cilen ndodhet. “Aq mirë i ka menaxhu marzhat sa u dashtë me bë thirrje në media, kush e sheh çmimin më shumë se 1.83 le ta raporton. Qysh ministri ton këtë kohë e kemi humbur na, normal unë nuk t’besoj hiç, por tjerët, tu mëndu që ti mundesh me punu me marzha edhe me i kontrollu. Sot ka dalë që ti marzhat nuk i kontroll hiç. Kjo paaftësi kallzon që përtej votave nuk ki fuqi as dijeni me nxjerr prej situatë këtë vend ku është” ka theksuar deputetja, Janina Ymeri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
