Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari kanë përfunduar vuajtjen e dënimeve të tyre më 4 tetor 2025, ndërsa Haxhi Shalës i ka mbetur edhe rreth një vit për të përfunduar dënimin, pasi është shpallur fajtor për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, Zyra për Informim e në gjykatën speciale në Hagë ka bërë të ditur se Shala do ta përfundojë vuajtjen e dënimit më 11 dhjetor 2026. “Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfunduan vuajtjen e dënimeve të tyre më 4 tetor 2025. Z. Shala do ta përfundojë vuajtjen e dënimit më 11 dhjetor 2026”, thuhet në përgjigjen e gjykatës speciale. Ndërkohë, kryetarja e Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën për modifikim të dënimit ndaj Haxhi Shalës, edhe pse ai ka kaluar dy të tretat e dënimit me burg prej tre vitesh. Sipas vendimit, raportet e administratores dhe të Qendrës së Paraburgimit tregojnë se Shala nuk ka shfaqur pendesë apo keqardhje për veprimet për të cilat është dënuar, si dhe nuk ka dhënë sinjale se nuk do të përfshihej në sjellje të ngjashme në të ardhmen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
