Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se të martën, mbahet manifestim përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të Drenicës si dhe zbulimi i shtatores se heroit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit. “Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit organizojnë të martën, më 30 prill nga ora 12, manifestimin përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të Drenicës dhe më gjerë. Me këtë rast, në nderim të veprës dhe sakrificës së heroit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit, do të bëhet zbulimi i shtatores së tij. Ftoj qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe gjithë të interesuarit tjerë, të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të shënuar, për të bërë sa më madhështor manifestimin”, ka shkruar Jashari.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
