Reagim nga komuna e Junikut

Komuna e Junikut, njofton mediat dhe opinionin se nuk bëhet fjalë për hidrocentrale, por për marrjen e burimit të Erenikut dhe devijimin e rrjedhës natyrore të tij. Me rastin e njoftimit përmes lajmeve te KTV-së dhe Klan Kosovës rreth problemit të devijimit të rrjedhjes së lumit Erenik problem ky me të cilin Komuna e Junikut po përballet që nga viti 2014, janë shfaqur disa keqinformime dhe shtrembërime të realitetit. Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit Komuna e Junikut, njofton se nuk bëhet fjalë për hidrocentrale, por për marrjen e burimit të Erenikut dhe devijimin e rrjedhës natyrore të tij. Ne vlerësojmë lartë punën e ministrit të MMPH Matoshi por ne mendojmë që zotëri Fatmir Matoshi nuk është mirë i informuar nga zyrtarët të cilët janë marrë me këtë çështje sepse këto vendime të paligjshme datojnë që nga viti 2014. Lumi Erenik, nuk ka shumë burime ashtu siç deklaron Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por i ka vetëm dy burime, Erenikun e Liqeve të Gjeravicës, dhe Burimin Bjeshkës së Babaj, i cili buron 200 metra jashtë territorit të Komunës së Junikut, por të gjithë rrjedhën natyrore dhe drejtimin e ka përmes territorit të Komunës së Junikut. Për këtë se devijohet rrjedha e lumit e dëshmon edhe reagimi i Kryeshefit të KRU “Gjakova”, i datës 16.04.2019, në paragrafin e 6-të, ku thuhet: “ shfrytëzimi, ndryshimi i drejtimit, lëshimi dhe veprimet e tjera janë kryer në kushte, mënyra dhe procedura të përcaktuara me Ligjin mbi Ujërat të Kosovës, gjegjësisht me Lejen Ujore të lëshuar nga MMPH”. Por MMPH, me lejen ujore të dhënë ka shkelur aktin me të lartë Juridik Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu janë shkelur: Ligji për Ujërat, Ligji për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe Ligji për Mbrojtjen e Natyrës. Komuna e Junikut, ka bërë kërkesë edhe më parë, para se të ishte Ministër Matoshi, që në kohën e Ministrit Agani, datë 23.02.2016 në MMPH për shfuqizimin e vendimeve të paligjshme për marrjen e ujit të Erenikut dhe në Komunën e Gjakovës për ndaljen e çdo aktiviteti lidhur me këtë çështje. Kërkesë i kemi dërguar edhe Kryeministrit me datë 12.08.2018 dhe Këshillit Ndërministror të Ujërave të Kosovës. Për këto kërkesa nuk kemi marrë përgjigje asnjëherë, përkundër që janë parashtruar që një kohë të gjatë. Qytetarët e Komunës së Junikut dhe Komuna e Junikut, nuk janë kundër furnizimit me ujë të pijes për banorët e fshatrave të Gjakovës, por janë kundër shkatërrimit të natyrës dhe mjedisit, devijimit të Lumit, tharjes së Lumit Erenik dhe marrjes së tij në mënyrë të kundërligjshme, mirëpo janë që të realizohet në bazë të ligjit, duke shikuar variantet të cilat janë më pak të dëmshme. Variante tjera ka dhe nuk kërkojnë kosto shtesë, dhe Komuna e Junikut ka ofruar zgjidhje për këtë në shumë takime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …