Jashari: T’ua japim vendin meritor atyre që kontribuuan për liri

Jashari: T’ua japim vendin meritor atyre që kontribuuan për liri

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha sot se duhet të angazhohemi që t’iu japim vendin meritor atyre që kontribuuan për lirinë që ne sot gëzojmë. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me familjarët e dëshmorëve, ku janë ndarë certifikata për dëshmorët e kombit, që ranë në fushën e nderit për lirinë e Kosovës. Në këtë takim që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u tha se më në fund kanë arritur që dëshmorët e periudhave të ndryshme të hyjnë në listën e dëshmorëve. Certifikata u ndanë për familjarët e dëshmorëve nga komuna e Prizrenit, Mitrovicës, Klinës, Gjakovës dhe disa nga ta janë Ali Berisha, Jetullah Desku, Mustafë Pantina, Arif Krasniqi,  etj.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …