Jeff Hovenier, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajari

Jeff Hovenier, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajari

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, me rastin e skadimit të afatit të tij në krye të misionit paqeruajtës në vendin tonë . Hovenieri ka thënë se është nder për të që ta falënderojë atë për shërbimin e kryer në Kosovë. Ambasadori Hovenier është shprehur se ShBA-ja është e përkushtuar për rolin e rëndësishëm që NATO luan në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Komandanti i KFOR-it përfundon shërbimin e tij në krye të trupave të NATO-s në Kosovë.  Ditëve të kaluara ai ka pasur takim të tjera lamtumirës edhe me zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Fajtor kryesor për krizën institucionale është Vetëvendosja dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka vlerësuar se fajtor kryesor për krizën institucionale është …