Trump e konfirmon se 640 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës vijnë në një mision 9 mujor për garantimin e sigurisë në vendin tonë

Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës do të vijnë  në Kosovë në një mision nëntë mujor, që ka për qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e  vendit tonë. Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë së Divizionit të 38-të të Këmbësorisë, i cili përfshin afërsisht 20 ushtarë nga Indiana Veriperëndimore, u nis nga kampi Atterbary të shtunën dhe fillimisht u ndal në Gjermani gjatë rrugës për në Kosovë. Kur të arrijnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale – Lindje, nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit Joint Guardian, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës që nga viti 1999. “Burrat dhe gratë e kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të forta, dhe se qëllimi ynë i përbashkët për shtete të pavarura, multietnike me shoqëri që bashkëjetojnë në paqe në Ballkanin Perëndimor është realizuar”, ka thënë gjeneralmajori Dale Lyles.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …