leoni

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Shpenzimi i 800 milionë eurove nga Qeveria për të blerë energji elektrike është çmenduri financiare e shtetërore

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka  deklaruar se harxhimi i 800 milionë eurove nga Qeveria Kurti për të blerë energji elektrike do të ishte një çmenduri financiare dhe shtetërore. Ai ka shtuar me këtë rast se mos investimi në projekte kapitale ka bërë që deri në fund të muajit shtator realizimi i tyre të jetë jo më shumë se 15 për qind. “Shpresoj që nuk do të harxhohen 800 milionë euro për të blerë energji për muajt dhjetor, janar e shkurt. Kjo do të ishte çmenduri financiare, buxhetore e shtetërore. Po besoj se një pjesë do t’iu duhej të blejnë energji, ta zënë 200 milionë euro atëherë 600 milionë euro pse nuk investohen projekte kapitale”, tha Mustafa. Më e keqja, përveç se nuk kanë realizuar investime kapitale në nivel qendror, përmes mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për Prokurim Publik kanë bllokuar të njëjtën gjë edhe në nivel lokal. Kemi dhjetëra projekte me qindra milionë euro që kanë ngecur. Pra, kemi stagnim total ekonomik”, saktësoi Besian Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …