leoni

Jeffrey Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Kushtetueses kushtuan pezullimin e Dialogut Strategjik

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka sqaruar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është rezultat i një grumbullimi të gjatë frustrimesh me qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikuan sulmet e tij publike ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Hovenier theksoi se ky vendim i Uashingtonit përbën një “humbje të madhe mundësie” për Kosovën dhe është tregues i qartë i pakënaqësisë amerikane ndaj sjelljes së Qeverisë Kurti. Më 12 shtator, ShBA njoftoi pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë dhe me rritjen e tensioneve politike e të paqëndrueshmërisë në vend. Kosova humbi kështu një mekanizëm të rëndësishëm për forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-në – mekanizëm që vende si Bullgaria, Rumania, Kroacia apo Maqedonia e Veriut e kanë shfrytëzuar për avancim të madh në integrimin euroatlantik. “Ky është një sinjal serioz. Dialogu Strategjik nuk është një forum i zakonshëm, por një instrument diplomatik për të avancuar marrëdhëniet në nivele të larta politike, ekonomike dhe të sigurisë. Është për keqardhje që për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti kjo mundësi nuk do të ndodhë”, tha Hovenier. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara prej kohësh i kishin dhënë sinjale Kurtit për të reflektuar, por “këshillat dhe sugjerimet janë shpërfillur, duke sjellë si pasojë këtë vendim të rëndë”. Sipas tij, edhe partnerët evropianë ndajnë të njëjtat shqetësime për “zgjedhjet politike të Qeverisë Kurti”, duke e lënë Kosovën të izoluar në një moment kur pritej afrimi i saj me institucionet euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Gjykata Speciale nuk është për drejtësi, por për t’i shërbyer Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po mbahet …